Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajneri i Strugës. Diçka e tillë u komunikua para disa orësh nga vetë klubi shqiptar që militon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Struga nuk ka vonuar, teksa ka vendosur për pasardhësin e tij. Ai që do të marrë frenat e ekipit në dorë për 3 ndeshjet e mbetura të sezonit, do të jetë Meriton Gega.
Ky i fundit e njeh mjaft mirë ambientin dhe skuadrën, pasi ka qenë ndihmës i Shpëtim Duros. Megjithatë, do të ketë një detyrë mjaft të vështirë në këto 3 javë të mbetura, pasi lufta për titull është e ashpër.
Struga ndodhet në vendin e 3-të me 58 pikë, po aq sa Shkupi i vendit të 2-të dhe Shkëndija kryesuese.
Poll