Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Prezantohet te skuadra rivale për mbijetesë e Besës dhe Voskës, sulmuesi "veteran" shqiptar gati të ofrojë golat e tij

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Prezantohet te skuadra rivale për mbijetesë e Besës dhe
Berat Sadik

Një lajm i fundit merkatoje ka mbërritur nga Maqedonia e Veriut. Berat Sadik është bërë pjesë e ligës fqinje, duke iu bashkuar Tikves.

Shqiptari me vendlindje në Shkup është afrimi më i ri i klubit nga Kavadari. 38 vjeçari që ka luajtur për kombëtaren e Finlandës ka mbi supe një eksperiencë mjaft të madhe. I pajisur dhe me nënshtetësinë maqedonase, pasi ka lindur në kryeqytet sulmuesi “i moshuar” tashmë, ka luajtur gjatë karrierës nëpër klube të rëndësishme si Helsinki, Thun, Samara apo dhe Arminia Bielefeld.

Qendërsulmuesi shqiptar ka dal nga akademia e Kups në ligën finlandeze ku ka ndërruar shumë skuadra. Në tërësi veterani ka ndërruar shumë liga dhe ekipe, jo vetmë brenda për brenda vendit nordik. Sadik ka patur eksperienca në Belgjikë, Gjermani. Rusi, Spanjë, Zvicër e Qipro.

Berati ka fituar 4 trofe në karrierë, teksa tek Tikves vjen pasi ngeli agjent i lirë. Aventura e fundit e tij ishte në ishullin qipriot tek Doxa Katokopias. Në 1MFL pritet që golat e Berat Sadikit të ndihmojnë skuadrën të mbijetojë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga