Emir Asani është në qendër të merkatos. Disa ekipe kanë interes për shërbimet e tij, por tashmë futbollisti ka vendosur për ekipin e ri.
Asani është rikthyer pas dy vitesh në kryeqytet. Futbollisti do të vazhdojë karrierën te Shkupi, ekip në të cilin ka luajtur në të kaluarën.
Pas një aventure të mirë te skuadra e KF Arsimit, Asani rikthehet te ‘foleja e vjetër’. Një përforcim i rëndësishëm për kryeqytetasit, të cilët në sezonin e ri kërkojnë të fitojnë trofe.
Poll