
Shkëndija ka nisur përgatitjet në vigjilje të kupave të Evropës dhe sezonit të ri. Në një njoftimi të fundit, klub nga Tetova ka bërë të ditur se ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit Imran Fetai, kontratë 3-vjeçare.
Pikërisht futbollisti në fjalë ka ardhur nga akademia e Shkëndijës, ndërsa sezonin e fundit u inkuadrua te Besa në Maqedoninë e Veriut. Qendërmbojtësi 22-vjeçar është i gjatë 188 centimetra dhe vështrohet si talent me premisa për të ardhmen.
Në edicionin e fundit me Besa-n, Fetai numëron 30 prezenca, e pasuar me 1 gol dhe 3 asiste. Kartoni i Imran vlerësoht nga “Transfermarkt” 300 mijë euro, shumë e konsiderueshme, nëse marrim i referohemi moshës.
“ZYRTARE/ Imran Fetai është lojtari i ri i Shkëndijës. Shtatlarti 22-vjeçar rikthehet në shtëpi me kontratë trevjeçare, pasi fitoi përvojë të konsiderueshme në elitën vendore me klubet paraprake, derisa ishte standard me përfaqesuesen e shpresave të vendit”.
View this post on Instagram