
Sebastjan Spahiu
Sebastjan Spahiu është bërë me skuadër të re. Ish-futbollisti i Egnatias tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i Shkëndijës së tetovës.
Lajmi është zyrtarizuar nga klubi kuqezi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Palët mes tyre kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare, me 25-vjeçarin që do të mbajë veshur fanellën e tetovarve deri në vitin 2027.
Kujtojmë se Spahiu në Superiore është shpallur kampion me Egnatias, ndërsa ka fituar me rrogozhinasit edhe një Kupë Shqipërie. Ndërkohë së fundmi ishte pjesë e Mes Rafsanjan, teksa te Shkëndija kalon si futbollist i lirë.
Kjo i jep mundësinë Spahiut që të luajë me kuqezinjtë në grupet e Conference League dhe të jetë protagonist në Europë.
View this post on Instagram
Poll