Kamer Qaka kur ishte pjesë e Kombëtares shqiptare
Kamer Qaka nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës. Mesfushori ka vendosur që të largohet nga klubi tetovar, pas një aventure 2-vjeçare, duke dalë “lojtar i lirë” në tregun e transferimeve.
“Mesfushori kosovar nuk do të jetë më pjesë e kuqezinjve. KF Shkëndija shpreh mirënjohje për kontributin dhe profesionalizmin e treguar në fanellën kuqezi me të cilën numëron 2 tituj kampion”, shkruan Shkëndija e Tetovës.
Një largim i papritur, pasi 30-vjeçari njihet për eksperiencën dhe cilësitë që zotëron. Kujtojmë se ai ka edhe 4 ndeshje të luajtura me Kombëtaren shqiptare, debutimin me të cilët e bëri në vitin 2017.
Poll
