Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

VIDEO/ Shqiptari nga Ilirida solid në Rumani, shënon dhe përzgjidhet në '11-shen më të mirë'

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shqiptari nga Ilirida solid në Rumani, shënon dhe
Isnik Alimi

Lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Isnik Alimi ka traguar se është i pagabueshëm nga 11 metrat. Shqiptari ka realizuar golin e parë që i hapi rrugën fitores klubit të tij, Sepsi.

Alimi aktivizohet në Rumani për llogari të ish-ekipit të Enriko Papës. Ky i fundit është rikthyer në Superiore për Laçin.

Shqiptari nga Ilirida konkretizoi një penallti në minutën e 10-të në fitoren e klubit në ligën rumune me rezultat 2-0.

30 vjeçari u përfshi në 11-të më të mirët e javës në Superligën rumune. Mesfushori shqiptar bëri paraqitje solide dhe si ‘dhuratë’ mori notën 7.6, e cila e ngjiti në 2 mesfushorët më të mirë të kampionatit.

Isnik Alimi këtë muaji ka shënuar 2 gola, ku kujtojmë realizimin në sfidën përballë skuadrës së një tjetër shqiptari si Kamberi.

VIDEO/ Shqiptari nga Ilirida solid në Rumani, shënon dhe
Alimi në formacion tek Sepsi

Penalltia e Alimit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga