
Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës e nisi ditën e sotme në mënyrën më të mirë të mundshme MFL-në (kampioni i Maqedonisë së Veriut), duke mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Shkupin. Protagonist rezultojë “veterani” i sulmit tetovarë, Besart Ibrahimi, autorë i dy golave.
Fillimisht hapi serinë e finalizimeve Ramadani në minutën e 8’. Por festa e Shkëndijës nuk zgjati shumë, pasi Hayvali barazoi shifrat. Kartoni i kuqë për Shkupin me “antagonist” Rustemi në të 17 minutë ndikoi në fatet e ndeshjes. Zejnullai rivendosi kryesimin për ekipin nga Tetova, duke mbyllur pjesë e parë me shifrat 2-1.
Dopieta e Besart Ibrahimit (71’, 76’) dhe rrjeta e Latfitit mbylli historinë e kësaj ndeshje. Një nisje spektakolare nga Shkëndija, duke i dhënë sinjale të qarta rivalëve se ata do të jenë pretendentët krysore për tu mposhtur në ligën vendasve. Gjatë mesajvës së ardhshme, ekipi i Jeton Beqirit do kërkojë “mrekullinë” në Azerbajxhan, përmbysen e rezulatit ndaj Qarabag.