Orges Shehi është në “radarët” e Shkëndijës së Tetovës. Klubi i njohur shqiptar kishte interes vazhdimisht për trajnerin durrsak, ndërsa ky i fundit ishte pjesë e Tiranës por dhe pasi ai u largua nga bardheblutë.
Tratativat dështuan për shkak të marrëdhënies që Shehi krijoi me klubet e kryeqytetit. Tashmë që është i lirë, sërish pista që përflitet më shumë është ajo e tetovarëve.
Kujtojmë se Orges Shehi u largua nga Partizani në fillimin e këtij muaji. Dhe pse u afrua në dhjetorin e kaluar, aventura e tij nuk zgjati më shumë se 7 muaj.
Mbeten për t’u parë zhvillimet e reja. Postin e trajnerit e mban aktualisht Jeton Beqiri te Shkëndija, ndërsa ditët e ardhshme mund të ndryshojnë gjithçka.
Poll