Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente: Shqipëria skuadër e panjohur, por mund të ndëshkojë këdo

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente: Shqipëria skuadër e
Luis de la Fuente

Një ditë na ndan nga fillimi i Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. Sfida hapëse do të luhet më 14 qershor mes Gjermanisë dhe Skocisë, teksa 1 ditë më pas, Grupi B do të zbresë në fushë, në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria, së bashku me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën.

Në prag të Euro 2024 ka folur pikërisht trajneri i këtyre të fundit. Luis de la Fuente thotë se grupi është shumë i vështirë duke nxjerrër në pah edhe karakteristikat e të 3 kundërshtarve. Por tekniku spanjoll ndalet më shumë te Shqipëria. De la Fuente thotë se Sylvinho i ka dhënë Kombëtares sonë një stil dinamik dhe agresiv, duke theksuar se duhet të kenë kujdes të gjithë nga Shqipëria.

“Është grupi më i vështirë i Europianit, por prandaj jemi këtu, për t’i mposhtur më të mirët dhe më të fortët. Do të provojmë mundësitë tona. Me Italinë dhe Kroacinë jemi ndeshur në edicionin e fundit të Nations League.

Kroatët kanë ndryshuar më pak se ne dhe Italia, duke filluar nga trajneri. Vitet kalojnë për lojtarët e tyre të rëndësishëm, por ata kanë një ndjenjë të thellë patriotike. Gjithmonë arrijnë të gjejnë një kohezion dhe harmoni fantastike në Kombëtare. Është mbresëlënëse që një vend aq i vogël arrin të prodhojë futbollistë të nivelit të lartë.

Dhe kujdes Shqipërinë, një skuadër ndoshta e panjohur nga publiku i gjerë, por me lojtarë të vlefshëm dhe një trajner që i ka dhënë skuadrës një stil dinamik dhe agresiv. Shqiptarët luajnë futboll të mirë, ata do të ndëshkojnë këdo që do të shpërqendrohet ndaj tyre”, është shprehur trajneri i Spanjës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga