Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

VIDEO/ Spektakël në tribuna, 2 gola vendosin në SUPERSFIDËN Shkëndija – Shkupi (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Spektakël në tribuna, 2 gola vendosin në SUPERSFIDËN
Moment gjate sfides Shkendija - Shkupi

Shkëndija e Tetovës nuk ndalet as ndaj Shkupit. Kuqezinjtë nga Tetova kanë triumfuar 2-0 ndaj Shkupit në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në “Ecolog Arena”.

Golat vendimtarë për këtë sfidë u shënuan nga Shala në minutën e 4-të të takimit dhe nga Ibrahimi në minutën e 62-të.  Një lojë shumë e luftuar mes dy ekipeve në fushën e lojës, por që nuk u shënuan më shumë se 2 gola. Në këtë sfidë përveç rezultatit padiskutim vëmendjen e morën tifozët.

Tifogrupi “Ballistët” e Tetovës dhe “Shvercerat” e Shkupit  i vënë  “flakën” stadiumit , për t’u bërë bashkë pas disa vitesh, pikërisht në festat e nëntorit.

Përveç duelit mes Shkëndijës dhe Shkupit, ditën e sotme u zhvilluan edhe duelet e tjera, ku përfunduan Besa 1976 – Brera Strumica 0-1, Sileks – Voska Sport 4-1, Struga – Pelister 1-0, Tikves – Rabotnicki 0-2 dhe Vardar – Gostivar 0-2.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga