Nderim Nexhipi ka nisur aventurën e re në karrierën e tij. Ish-drejtori i Kukësit tashmë është emëruar Drejtor Sportiv te skuadra kryeqytetase.
Sipas “Infosport.mk” bëhet me dije se Nexhipi tashmë është bërë pjesë e Shkupit. 40-vjeçari tashmë do të jetë Drejtor Sportiv i kryeqetetasve. Aktualisht Shkupi nuk po kalon një moment shumë pozitiv në kampionat, ku pas 13 javësh ndodhet në vendin e 6-të. Kryeqytetasit ia kanë dalë të sigurojnë 16 pikë.
Kujtojmë se aventura e fundit e Nexhipit ka qenë te skuadra e Manisa FK. Në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Ballkanit po si Drejtor Sportiv.
Poll