
Shkupi
Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje të vlefshme për javën e 8-të të kampionatit të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Arsimi ka fituar derbin e shqiptarëve përballë Shkupit që prej kohësh është në krizë. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 4-2 në favor të “verdhezinjve”. Këta të fundit shkojnë në vendin e 7-të me 8 pikë, ndërsa Shkupi mbetet me 0 pikë në vendin e fundit.
Në krahun tjetër, Tikves fitoi 2-1 përballë Makedonija GP. Këta të fundit mbeten “vendnumëro” të gjashtët me 9 pikë, ndërsa ekipi i Tikves ngjitet në vendin e 8-të me 8 pikë të grumbulluara.
Poll