Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Shkupi dhe Struga bien në transfertë, Shkëndija fiton dhe merr kreun e renditjes

Shkruar nga NEWSPORT
Shkupi dhe Struga bien në transfertë, Shkëndija fiton dhe merr
Shkëndija e Tetovës / Ballistët / Gostivari - Shkupi

Ditën e sotme janë luajtur të gjashtë ndeshjet e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit të futbollit, në Maqedoninë e Veriut. Në këto 6 sfida u shënuan plot 18 gola.

Gostivari fitoi derbin e shqiptarëve përballë Shkupit të Ernest Gjokës. Sfida përfundoi me triumfin e pastër 2-0 të ekipit të Gostivarit.

Në krahun tjetër, Shkëndija e Tetovës ia doli të mposhte Brera Strumicën me rezultatin 3-2. Ndërsa Struga mori një tjetër disfatë, duke u mposhtur në transfertën e Tikves 3-2.

Në ndesshjet e tjera, Vardari fitoi 3-0 përballë Bregalnica Stip, Voska Sport mposhti 2-0 Makedonija GP, ndërsa ndeshja Sileks-Rabotnicki përfundoi 0-1.

Me humbjen e Strugës dhe Shkupit, Shkëndija e Tetovës shkon në kuotën e 58 pikëve, po aq sa dhe dy skuadrat e tjera shqiptare. Por golavarazhi bën që kuqezinjtë nga Tetova të renditet në krye të tabelës së klasifikimit.

Shkupi dhe Struga bien në transfertë, Shkëndija fiton dhe merr
Tabela e klasifikimit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga