Janë luajtur ditën e sotme, 3 ndeshjet përmbyllëse të javës së 27-të të kampionatit maqedonas. Në këtë 3 ndeshje, 2 ishin skuadra shqiptare.
Shkëndija e Tetovës ia doli të fitonte me një rezultatin tenistik përballë Sileksit. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin e thellë 6-1 duke shkuar në kuotën e 52 pikëve në vendin e 3-të, vetëm 3 pikë larg Strugës kryesuese.
Në krahun tjetër Struga u ndal në shtëpi duke barazuar 2-2 përballë Bregalnica Stip. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro mjaftohet me 1 pikë në këtë ndeshje, duke shkuar në kuotën e 55 të tillave, por mbetet në vendin e parë.
Në ndeshjen tjetër, Rabotnicki fitoi me rezultatin e pastër 2-0 kundër skuadrës së Vardarit.
Poll