Java e parë e kampionatit të Maqedonisë së Veriut ka nisur zjarr me gola dhe rezultate surprizuese. Në 5 ndeshjet e para të kësaj javë, u shënuan plot 14 gola.
Shkëndija ia doli që të triumfonte pa probleme në derbin e shqiptarëve kundër Besa 1976. Tetovarët fituan me rezultatin 3-1. Në krahun tjetër, Struga fitoi minimalisht 1-0 me Tikves.
Gostivari barazoi 1-1 kundër Pelister. Ndërsa Shkupi arriti një fitore në frymën e fundit në sfidën dramatike kundër Voska Sport. Ndeshja ishte 1-3 në favor të Voskës deri në minutën e 86’, atëherë kur Gueye shkurtoi diferencat.
Ndërsa për golin e barazimit mendoi Edmundsson në minutën e 92-të. Në ndeshjen tjetër, Rabotnicki arriti një fitore minimale 1-0 kundër Sileks.