Mirlind Daku pas ndeshjes me Kroacinë mori një megafon nga tifozët dhe nisi të shante dhe ofendonte serbët dhe maqedonasit. Për këtë nuk ka vonuar reagimi i Federatës Së Futbollit të Maqedonisë.
Diçka e tillë sipas tyre është e papranueshme, teksa kjo sjellje bie në kundërshtim me rregullat e futbollit. Federata e Maqedonisë i bën thirrje sulmuesit shqiptarë të kërkojnë falje publike dhe ndër të tjera kërkojnë nga institusionet të nisin hetimet për një sjelljet e tij.
“Shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe dënojmë thirrjet nacionaliste të futbollistit të Shqipërisë Mirlind Daku drejtuar kundër shtetit të Maqedonisë pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Europian.
Një sjelljee tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit dhe respektit të ndërsjellë që promovon futbolli.
Sporti, veçanërisht futbolli, është baza e një bashkëpunimi dhe respekti ndërmjet Kombësive të ndryshme.
Retorika nacionaliste, megjithatë, i minon këto parime, duke nxitur ndarjen dhe armiqësinë midis tifozëve dhe shoqërive.
Parimet politike janë të përfshira në rregulloret e shoqatave ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA. Federata e Futbollit të Maqedonisë do t’i dërgojë një letër zyrtare UEFA-s për këtë sjellje skandaloze.
I bëjmë thirrje futbollistit shqiptar Mirlind Daku që të kërkojë falje publike për sjelljen e tij dhe për dëmin që ka shkaktuar.
Gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë incident dhe të marrin masat e duhura disiplinore për të përforcuar standardet e sjelljes që priten nga të gjithë sportistët.
Angazhimi ynë për të promovuar unitetin, respektin dhe lojën e ndershme në sport mbetet parësor”, thuhet në reagimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.