Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Lajm “fantastik” për ekipet e Superiores, ish-fantazisti i Kombëtares largohet nga Shkëndija e Tetovës

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm “fantastik” për ekipet e Superiores, ish-fantazisti i
Valon Ahmedi

Valon Ahmedi tashmë është një futbollist i lirë në treg. Ish-fantazisti i Kombëtares dhe Shkëndija e Tetovës kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi kuqezi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon lojtarin për kontributin e dhënë.

“???? KF Shkëndija njofton se është ndërprerë bashkëpunimi me mesfushorin Valon Ahmedi. Klubi dhe lojtari kanë vendosur që rrugët e tyre të ndahen, duke përmbyllur kështu angazhimin e tij në fanellën kuqezi. ⬇️”, shkruhet në njoftim.

Aventura e 30-vjeçarit te Shkëndija ka zgjatur vetëm 6 muaj, teksa u bë pjesë e tyre në gusht të 2024, ku firmosën kontratë deri në vitin 2026.

Ky është një lajm “fantastik” për ekipet e Superiores, ku Tirana dhe Vllaznia e kishin në listën e tyre në merkaton e verës. Tashmë një lojtar i lirë në treg, ekipet mund të tentojnë ta bëjmë pjesë të tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga