
Valon Et'hemi
Një tjetër shqiptar lëviz në Turqi. Pas Dean Liços që konfirmoi ndërrimin e klubit dhe kalimin te Boluspor, tashmë Valon Et’hemi është ai që ndërron ambient.
Shqiptari nga Ilirida aktivizohet në Stamboll, në radhët e Istanbulspor. Ky ekip ka qenë në Superligën turke ku kujtojmë ka pasur koloni shqiptare me Eduart Rrocën dhe Jetmir Topallin.
Ish-i Kukësit ka kaluar 3 vite e gjysëm në klubin e vogël nga Stambolli, por tani ishte një agjent i lirë. 27 vjeçari ka zgjedhur të mos largohet nga vendi e madje as nga liga e parë.
Mesfushori i Maqedonisë së Veriut për të vijuar karrierën ka zgjedhur Igdir FK, një skaudër pa shumë histori. Së shpejti pritet dhe zyrtarimi i tetovarit në ambientin e ri.
Poll