
Voska Sport
Ekipi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Voska ka ndërmarrë një ndryshim në strukturat udhëheqëse. Klubi nga Ilirida ka njoftuar se trajneri aktual është ndërruar me Safet Isler.
Turku emërohet në krye të ekipit shqiptar duke u ulur në vend të Seit Krekës. Përgatitjet e reja nisin më 8 janar nën urdhrat e teknikut të ri. Gjithashtu seancat e para do të mbahen po në Ohër.
Voksa Sport këtë ndryshim stoli e ka lajmëruar po vetë në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale. Synimi është të forcohet vizioni dhe të shtohen ambiciet për të ardhmen e skuadrës së Superligës së Maqedonisë.
Poll