Ernest Gjoka nuk do të vazhdojë nën drejtimin e Shkupit. Klubi shqiptar që luan në Maqedoninë e Veriut ka marrë këtë vendim pas humbjes së djeshme nga Gostivari, me rezultatin 2-0.
Në javën e parë Shkupi barazoi 3 me 3 përballë Voska Sport. Ky fillim i keq nuk është pritur aspak mirë, pasi objektivi i Shkupit është vetëm titulli kampion.
Sfida e radhës është përballë Vardatit. Drejtuesit tashmë po shikojnë për trajnerin e ri që do marrë në dorë "frenat" e ekipit.
Poll