Ennur Totre ka mbyllur bashkëpunimin me Shkëndijën e Tetovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Kuqezinjtë bëjnë me dije se ish-futbollistit të Tiranës i ka përfunduar periudha e huazimin dhe tashmë lojtari është i lirë në treg, pasi i ka përfunduar edhe kontrata me Vorskla Poltava. 27-vjeçari mund të ketë një rikthim në Superiore.
Është Dinamo ekipi që mund të fitojë shërbimet e Totre, pasi “Blutë” e konsiderojnë shumë të rëndësishëm për formacionin e Dritan Mehmetit. Mbetet të shihet në ditët e ardhshme nëse futbollisti maqedonas do të rikthehet në kryerqytet apo do të vazhdojë karrierën diku tjetër.
View this post on Instagram
Poll