Është mbyllur java e 18-të në ligën e Maqedonisë së Veriut. Janë zhvilluar 6 takime gjithsej, ku ka patur edhe përplasje të drejtpërdrejta shqiptare.
Besa me Shkupin ka qenë sfida e parë mes shqiptarësh. Kryeqytetasit kanë mundur 0-1 në transfertë ekipin e Besës 1976.
Struga ka matur veten kundër liqenorëve të Voskës. Voska Sport nuk ka arritur të marrë qoftë 1 pikë në Strugë, pasi barazimi u ka zgjatur vetëm 3 minuta.
Shkëndija me Gostivarin janë ndalur në një ‘pit-stop’ me njëra-tjetrën. Derbi i shqiptarëve në Tetovë ka parë një ndarje në paqe në shifra të bardha. Kuqezinjtë e Shkëndijës nuk ia dolën të merrnin 3 pikët dhe mbesin në vend të dytë prapa Sileksit, porn ë kuotë të njëjtë pikësh.
Liderët e Sileks kundër ekipit maqedonas të Shkupit, Vardarit i janë falur një goli, në një takim deri kartonash, me 2 për kryesuesit dhe 1 për miqtë nga kryeqyteti.