Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

FOTOLAJM/ Pritet përfundimi i stadiumit të ri, Nedim Bajrami në zyrën e presidentit të Shkëndijës së Tetovës

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Pritet përfundimi i stadiumit të ri, Nedim Bajrami në
Punimet ne stadiumin e Shkendijes

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ditën e djeshme ka vizituar Tetovën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi që synojnë një nivel të ri profesionalizmi në futbollin e rajonit. Kreu i FSHF-së u prit nga Kryetari i Komunës Tetovë, Bilall Kasami dhe presidenti i Shkëndijës së Tetovës, Lazim Destani.

Palët vizituan së bashku gjithashtu edhe stadiumin e Shkëndijës së Tetovës, i cili aktualisht është në proces ndërtimi. Por gjatë takimit të tyre në zyrën e kreut të Shkëndijës, në mesin e fotove të shumta të postuar në rrjetet sociale, një detaj bie në sy.

Është pikërisht fanella e Nedim Bajramit me nurmin 10, e cila ndodhet e vendosur në mur. Siç duket Destani mban në zyrën e tij një nga liderët e Kombëtares shqiptare, i cili me kuqezinjtë po shkëlqen nën urdhrat e Sylvinhos.

FOTOLAJM/ Pritet përfundimi i stadiumit të ri, Nedim Bajrami në
Fanella e Nedim Bajramit e varur ne mure

 

Poll

Lexo gjithashtu