
Besart Ibraimi nuk i ka mbajtur lotët, pasi skuadra e Strugës fitoi 0 me 2 ndaj Shkëndijës duke u shpallur kampion. Sulmuesi i përfolur thuajse çdo merkato gjatë verës për një kalim te Partizani, shënoi golin që i hapi rrugën Strugës drejt fitores.
Ishte pikërisht ndaj Shkëndijës në Tetovë ku ka kaluar 6 vite të karrierës dhe mbahet mend si një ndër lojtarët më të mëdhenj. Shkëndija po shkonte drejt titullit kampion pas fitores me Shkupin, megjithatë sot Struga i befasoi të gjithë.
Erald Çinari në anën tjetër me shokët e tij nuk ia dolën për fanellën e tetovarëve. Dhe pse atmosfera ishte e nxehtë në stadium, rezultati në fund foli për miqtë.
Poll