
Struga dhe Besa kanë zhvilluar takim miqësor ditën e sotme. Në prag të rifillimit të kampionatit, kjo ishte një provë reale për të dy klubet.
Të dy ekipet shqiptare u përballën në Kërçovë sot në një gjenerale para fillimit të pjesës së dytë të sezonit . Duke qenë se kampionati ka qenë në pauzë në Maqedoninë e Veriut, ashtu si në Kosovë, klubet kanë zhvilluar teste miqsore të njëpasnjëshme.
Një e tillë ka qenë dhe e sotmja në qytetin shqiptar të Iliridës. Ndaj ish-klubit të Shpëtim Duros e Vangjel Zguros ka dalë fitimtare Besa. Liqenorët u mposhtën prej një goli të shënuar nga Shefit Shefiti. Lojtari i dha fitoren skuadrës nga Dobërdolli.
Struganët tregojnë se kanë probleme para rinisjes së ligës maqedonase. Gjithsesi, kampionati i vendit fqinj starton në fundjavën e ardhshme dhe ka kohë që Struga Trim and Lum të riparojhë defektet falë edhe merkatos së kryer.