
Vangjel Zguro dhe Erald Çinari
Vangjel Zguro u shpall kampion me Strugën në Maqedoninë e Veriut duke fituar një kampionat të gjatë e të rivalizuar deri në fund me Shkëndijën dhe Shkupin. Titullar i padiskutueshëm prej dy vitesh, mbrojtësi i majtë shkëlqeu këtë sezon duke shënuar 3 gola e 7 asiste në 37 ndeshje.
Performancat e tij kanë rënë në sytë e klubeve të huaja dhe është Kisvarda që ka shprehur interes konkret. Skuadra e elitës hungareze është në bisedime me 31-vjeçarin, raporton ‘Futbolli në Shqipëri’, dhe marrëveshja është shumë pranë.
Kisvarda nuk është e panjohur për shqiptarët teksa më parë ka luajtur edhe Jasir Asani pas largimit nga Partizani.
Poll