Mesfushori i Bayern Munich dhe Gjermanisë, Aleksandar Pavlovic ka humbur Euro 2024. Edhe pse ai ishte i grumbulluar me ekipin përfaqësues për këtë kompeticion, 20-vjeçari nuk do të jetë pjesë e Europianit.
Kjo ka ndodhur për shkak të dhimbjeve që lojtari kishte në fyt. Pas vizitave mjekësore, u pa që Pavlovic kishte probleme me bajamet. Për këtë arsye ai nuk do të jetë pjesë e Gjermanisë në Europian, dhe tashmë është zyrtarisht jashtë.
Në krahun tjetër, Julian Nagelsmann ka vendosur të thërrasë Emre Can. Mesfushori i Borussia Dortmund do të jetë zëvendësuesi i Pavlovic, me Can që tashmë është nisur drejt kampit stërvitor të “panzerave”.
Poll