Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

5 fitore në 5 ndeshje dhe 14 gola të shënuar, Bledi Shkëmbi i jep “leksion” Ilir Dajës, Edi Martinit apo Mirel Josës

Shkruar nga NEWSPORT
5 fitore në 5 ndeshje dhe 14 gola të shënuar, Bledi Shkëmbi
Bledi Shkëmbi

Eksperienca e Bledi Shkëmbit te Struga ka nisur në mënyrën perfeket. Pas 5 javësh kampionat në Maqedoninë e Veriut, ekipi strugan regjistron 15 pikë dhe 14 gola të shënuar.

As Shkëndija e Tetovës që jetë prezente në Conference League nuk e ka një nisje të tillë. Nëse i referohemi Superiores, deri tani më mirë ka bërë vetëm Elbasani, 2 fitore dhe 1 barazim pas 3 javësh me golavarazhin 3:1.

Në Kosovë, Dukagjini mban kreun me 9 pikë pas 4 ndeshje (7:3 golavarazhi). E qartë se efeketi i Bledi Shkëmbit ka nota protagonizmi, madje duke i dhënë “leksion” trajnerëve me pervojë në futbollin shqiptar si Ilir Daja, Edi Martinit apo Mirel Josa.        

Poll

Lexo gjithashtu