Ditën e sotme janë zhvilluar 5 ndeshje të vlefshme për javën e 7-të të kampionatit të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Plot 3 derbi shqiptarësh u zhvilluan sot në Iliridë.
Gostivari shkëlqeu përballë Shkëndijës së Tetovës, duke i dhënë leksion me një fitore 3-1. Me këtë triumf, Gostivari shkon në vendin e parë në tabelën e renditjes.
Shkupi dhe Struga ngecën në ndeshjet e tyre. Kryeqytetasit barazuan 1-1 me Besën 1976, ndërsa skuadra e Qatip Osmanit barazoi po 1-1 me Voska Sport.
Në ndeshjet e tjera, Brera Strumica e mbylli në barazim pa gola përballë Tikves. Në krahun tjetër, po 0-0 është mbyllur dhe ndeshja mes Pelisterit dhe Rabotnickit.
Poll