
Manjola Konini
Shqipëria ditën e sotme ka bërë debutimin e saj në Lojërat Olimpike. Sportisiti i parë që ka hapur siparin e kuqezinjve është Manjola Konini, e cila ka garuar në sportin e qitjes në disiplinës 10 metra pistoletë me ajër.
Fatkeqësisht Konini nuk ia doli të kualifikohej, teksa u rendit në vendin e 43-të nga 44 pjesëmarrës, duke koleksionuar 549 pikë. Një paraqitje jo pozitive nga sportistja shqiptare, e cila do të garojë sërish më 2 gusht në disiplinën 25 metra.
Ndëkrohë ditën e nesërme do të jetë radha e Kaltra Meça për të garuar në not. Në orën 11:00 do të kërkojë kualifikimin në disiplinën e 200 metrave me stil të lirë.
Poll