Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mancini i bën ftesë, Immobile: Doja të largohesha, ne veteranët do shoqërojmë të rinjtë, rilindim Italinë

Shkruar nga NEWSPORT
Mancini i bën ftesë, Immobile: Doja të largohesha, ne

Italia e Mancinit ka kërkuar përsëri të rikthej disa nga “garda vjetër” të cilët shikohen si një pikë nga ku do ringrihet kombëtarja. Strategjia e teknikut italian është që të harmonizojë moshat mes tyre dhe të rinjtë të marrin eksperiencën e nevojshme që të integrohen, për të kthyer Italinë aty ku i takon.

Ciro Immobile ka folur në një intërvistë për arsyet që pranoi të rikthehej në ekipin kombëtar. “Po, doja të largohesha, por më pas fola me Mancinin dhe kuptova se ai ende kishte nevojë për mua. Doja të largohesha nga blutë, zhgënjimet të bëjnë të mendosh një mijë gjëra. Megjithatë, me mendje të kthjellët, fola me Mancinin dhe më dukej se ai kishte ende nevojë për mua. Ne veteranët duhet që të integrojmë me të rinjtë, për rilindjen e Italisë. Siç tha trajneri, rikthimi ynë për Evropianin e ardhshëm dhe Botërorin e ardhshëm fillon tani".

Më pas sulmuesi 32 vjeçar foli edhe mbi situatë për sulmuesit e huaj në Serie A.

“Sigurisht që është anomali, fatkeqësisht skuadrat e mëdha kanë pasur shumë sulmues të huaj prej disa kohësh. I vetmi që ka qenë aty per ca kohe jam unë, shpresojmë të mos jetë një proces i pakthyeshëm dhe së shpejti të dalin 2-3 sulmues që mund t’i japin një të ardhme kombëtares. Nuk është problem shumë i vogël.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga