Manchester United do të përballet në orën 21:00 me Reading në Old Trafford për raundin e 1/16-ave të FA Cup. Djajtë prej vitesh nuk fitojnë një trofe dhe këtë sezon do të bëjnë gjithcka që të rikthehen tek titujt dhe FA Cup është rruga më e lehtë në letër për ta bërë këtë.
Trajneri Ten Hag ka zgjedhur 11 lojtarët që do ta nisin nga minuta e parë duke mos bërë shumë rotacione teksa rikthehet dyshja Lindelof – Maguire në qendër të mbrojtjes. Nuk ka pushim për Rashford dhe Bruno Fernandes që po mbajnë peshën e golave te të kuqtë në Premier League.
Formacionet Zyrtare:
Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Malacia; Casemiro, Eriksen; Antony, Fernandes, Rashford; Weghorts
Reading (5-3-2): Lumley; Hoilett, Yiadom, McIntyre; Holmes, Baba; Hendrick Loum, Ince; Joao, Carroll