
Përkundër një krize ekonomike, Manchester United vendosi të mos kursejë asnjë qindarkë për dy lojtarë të nivelit të lartë.
Jadon Sancho u bashkua me "djajtë e kuq" për një shifër rekord në këtë merkato vere shumë 'kurnace'.
United pagoi plot 85 milionë euro në arkat e Borussia Dortmund për kartonin e anglezit, duke e bërë Sancho futbollistin më të shtrenjtë të kësaj periudhe merkatoje. Por, United nuk u ndal këtu dhe mbrëmjen e sotme zyrtarizoi Rafael Varane nga Real Madrid.
Për spanjollët parashikohet të shkojnë 50 milionë euro, ndërsa për francezin 8 milionë euro në sezon. Shifra të çmendura që kapin totalin e rreth 135 milionë euro.
Manchester është skuadra që ka shpenzuar më shumë, ndjekur më pas nga Leipzig, 91 milionë, PSG 76 milionë dhe Milan 58 milionë euro.