
Erling Haaland është ambientuar shumë mirë në “Etihad” në sezonin e parë në Premier League. Sulmueis norvegjez me fanelën e Manchester Cityt po bën paraqitje të shkëlqyera duke udhëheqru kështu edhe sulmin e “Qytetarëve”.
Por kjo nuk u mjafton anglezev, të cilët tashmë janë hedhur në sulm për të gjetur një partnerin ideal të 22-vjeçarit. Drejtuesit i kanë vënë syrin “përbindëshit” të Serie A. Bëhet fjalë për Victor Osimhen, i cili gjithashtu është protagonist në kampionat.
Sipas “Manchester City Neës” raportohet se drejtuesit do të tentojnë transferimin e tij gjatë merkatos së verës dhe se Haaland dhe Osimhen do të ishin një dyshje ëndërrash në sulmin e tyre.
Ky operacion mund të kushtojë 100 milionë euro, shifër që City duhet të derdhë në arkat e Napolit për të siguruar sërbimet e sulmuesit. Kujtojmë gjithashtu se Rea;li, PSG dhe United janë të interesuar për Osimhen.