
Tashmë gjithçka është e kryer për Riyad Mahrez tek Al Ahli. Priten vetëm detaje të vogla dhe më pas firma mbi kontratën. Ikja e algjerianit nga Manchester City pritet të lërë një vend bosh në repartin ofensiv.
Por mesa duket Pep Guardiola e ka shprehur dëshirën e tij për zëvendësuesin e Mahrez. Bëhet fjalë për Raphinha, anësorin brazilian që aktualisht aktivizohet tek Barcelona.
“Qytetarët” kërkojnë të rikthejnë brazilianin në Premier League pasi më parë 26-vjeçari është aktivizuar me Leeds nga të cilët u largua verën e shkuar, për tu transferuar tek katalanasit për 58 milionë euro.
Raphinha nuk pritet ta refuzojë kalimin tek Kampionët e Europës, dhe detyra e Cityt është të bindin Barcelonën.
Poll