
Pas largimit të Rei Manajt nga Pescara, Drejtori Sportiv i klubit, Luca Leone ka dhënë një intervistë në studion e “Sportitalia”.
Ai është shprehur se sulmuesi kuqezi ka qenë larg pritshmërive që kishte klubi në fillim të sezonit kur e huazoi nga Interi.
“Divorci” mes 19-vjeçarit dhe Pecarës u zyrtarizua në një farë mënyre pas debatit që Manaj pati me trajnerin Massimo Oddo. Ky i fundit e la sulmuesin jashtë dy ndeshje për me motivin se kishte thyer disiplinën e skuadrës.
“Kur nisi sezoni ishim entuziastë se do t’ia dilnim mbanë, pasi në ekip kishim afruar lojtarë shumë të mirë në sulm, si Manaj.
Në sfidat e para, ato kundër Napolit dhe Sassuolos kishim shumë raste për shënim dhe menduam se këta futbollistë që kishim do të na jepnin garanci për një vijimësi më positive. Por, nuk ndodhi kështu”, tha Drejtori Sportiv i Pecarës, Luca Leone.
Manaj raportohet nga “Gazzetta dello Sport” se është pranë firmës me Las Palmas në La Liga.