
Pak më shumë se një muaj pas ndarjes së tij nga Milan , Paolo Maldini mund të rikthehet në botën e futbollit.
Në këtë periudhë pushimesh dhe reflektimi, ish-drejtori i kuqezinjve ka marrë disa oferta. Siç raporton Sky, propozimet në fjalë kanë ardhur nga Kombëtarja italiane dhe PSG. Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë roli do të luante nëse do të pranonte të rikthehej te blutë apo të shkonte në Paris.
Maldini u rikthye te Milani pas një kohe të gjatë ku mori rolin e drejtorit sportiv 5 vite më parë. Gjatë kësaj periudhe ai arriti të bëjë disa goditje fantastike në merkato si Leao, Bennacer, Tonali, Tomori, Maignan e te tjerë. Kulmi u arrit 1 vit më parë kur fituan edhe titullin kampion në Serie A.