Milani do të presë nesër në orën 21:00 Empolin në San Siro për ndeshjen e javës së 29-të në Serie A. Kuqezinjtë duan të vazhdojnë në rrugën e fitoreve pas asaj spektakolare ndaj Napolit për të forcuar akoma më shumë pozitat në një nga vendet që të sigurojnë pjesëmarrjen në Champions sezonin tjetër.
Për Piolin dhe lojtarët, misioni është vetëm një: fitorja, por për drejtorin Maldini sytë do të jenë diku tjetër. Jo shumë larg, thjeshtë nga ekipi kundërshtar teksa Tommaso Baldanzi ka hyrë në listën e “shijeve” të kampionëve të Italisë e jo vetëm.
Fantazisti 20 vjeçar që ka shënuar 4 gola në 19 ndeshje është prodhimi i fundit i akademisë së Empolit që pas Kristjan Asllanit dhe duket se mund të bëjë të njëjtën rrugë si paraardhësi i tij, vetëm se në kahun tjetër të Milanos. Jo vetëm Baldanzi por edhe mbrojtësi i majtë Fabiano Parisi do të jetë nën mbikqyerje për të qenë zëvëndësuesi i Theo Hernandez.
[caption id="attachment_687546" align="alignnone" width="704"] Baldanzi dhe Parisi[/caption]