
Luca Pellegrini shihej si e ardhmja e krahut të majtë në Itali teksa u transferua nga Roma te Juventus por e ardhmja e tij nuk shkoi sic mendohej. Huazimet në Genoa e së fundmi shkëmbimi me Kostic nga Frankfurt kanë mbyllur aventurën e tij me Juven.
Në mikrofonat e Tuttosport, ish-lojtari i Juventusit ka shpalosur modelët e tij në rolin e mbrojtësit të krahut, pozitë që ai luan. Mes tyre janë edhe dy te Milanit.
“Si fëmijë idhulli im ishte Paolo Maldini i Milanit! Pastaj fillova të admiroj edhe lojtarë të tjerë në të njëjtin pozicion tim, si Marcelo apo Gareth Bale kur ai luante në atë pozicion në kohën e Tottenham. Ndër lojtarët më të fundit, ata që unë i vlerësoj shumë dhe i shoh si mbrojtës të krahut janë Theo Hernandez i Milan dhe Alphonso Davies nga Bayern Munich.”