
Lushnja ka filluar nga puna për sezonin e ardhshëm. Pas afrimit në krye të pankinës të trajnerit Gugash Magani ata kanë hyrë në merkato për afrimet e reja. Por, si fillim lagunarët po rinovojnë me veteranët e skuadrës.
Pas Ledion Ruços, Skerdilajd Levendit, Altin Kananit dhe Dejan Andonit, tani është radha e mbrojtësit Adriatik Basha. Basha ka marrë besimin e trajnerit Magani duke vijuar kështu bashkëpunimin me Lushnjen. Sipas asaj që raporton “Kategoria e Parë”, 24-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimi edhe për 1 vit.
Kujtojmë që mbrojtësi është prodhim i akademisë së Lushnjes. Në sezonin e fundit ai zhvilloi plot 22 ndeshje me lagunarët. Qendërmbrojtësi gjithashtu ka arritur të shënojë edhe një gol në këtë sezon me të tijët. Rinovimi pritet të zyrtarizohet nga ana e klubit në ditët në vijm