
Dukej se Lushnja po kënaqje vetëm me afrimin e trajnerit Gugash Magani në këtë sesion merkatoje. Por, tashmë ata u rikthyen nga puna. Ditën e sotme ata kanë zyrtarizuar tre rinovimet e para.
Bëhet fjalë për Ledion Ruçon i cili e ka konfirmuar edhe më parë qëndrimin e tij tek Lunshja. Ndërsa rinovimi i dytë është Skerdilajd Levendi i cili ishte i huazuar tek Egnatia në pjesën e dytë të sezonit. Gjithashtu edhe Altin Kanali.
Përsa i përket afrimëve, Gugash Magani ka zgjedhur një hall të madh duke afruar Oltjan Haremin. Afrimi i gardianit bën që Magani të rrijë i qetë nga kjo pjesë. Ndërsa afrimi tjetër është Ronald Disha.
Qendërmbrojtësi ka qenë pjesë e Flamurtarit sezonin e fundit. Me këto afrime tashmë Lushnja ka filluar ta bëjë sefte në këtë merkato ku objektivi është rikthimi në elitë.