
Dinamo do të përballet ditën e sotme me Besën në transfertë në orën 13:00. Blutë do të synojnë fitoren për të vazhduar ndjekjen e Flamurtarit në krye. Përballë janë kavajasit që nuk humbasin prej pesë ndeshjesh në kampionat dhe të dy skuadrat garantojnë një duel të fortë.
Dy ekipet janë forca e dyt ëdhe e tretë e kampionatit me Dinamon që mban vendin e dytë me 18 pikë ndërsa Besa 3 pikë më pak. Trajnerët Magani dhe Dede kanë përzgjedhur 11-shet titullarë për të nisur kryesfidën e javës në Kategorinë e Parë.
Formacioni Zyrtar:
BESA (4-4-2)– Dobjani; Perja, Ramilli, Reçi, Nurja; Sulovari, Osma, Kuka, Ntephe; Hoxha, Onuh. Trajner: Gugash Magani.
DINAMO (4-4-2) – Simoni; Prodani, Imami, Mija, Allmuça; Preloshi, Daja, Vokrri, Bardhi; Denisson, T. Marku. Trajner: Nevil Dede.