
Pas mbylljes së huazimit me Interin tashmë e ardhmja e Romei Lukakut është në udhë kryq. Sulmuesi i kombëtares belge duket se nuk është në planin e Chelseas për sezonin e ardhshëm.
Ndërsa pista është sërish rikthimi tek zikaltërit por këtë herë duke blerë përfundimisht kartonin e tij. Por kjo pistë duket pak e vështirë pasi ‘Blutë e Londrës’ kërkojnë plot 45 milionë euro për kartonin e tij.
Nga ana tjetër Interi ka ofruar 38 milionë euro, por sipas mediave britanike londinezët janë të qartë dhe kanë theksuar se negociatat nuk hapen pa shumën e kërkuar. Tashmë mbetemi ende në pritje të një oferte konkrete nga Interi.
Poll