Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Luiza GEGA mban fjalën, rekord i ri dhe medalje e artë për Shqipërinë në “Lojërat Mesdhetare”

Shkruar nga NEWSPORT
Luiza GEGA mban fjalën, rekord i ri dhe medalje e artë për

Luiza Gega nuk di të ndalet. Atletja shqiptare ka përfunduar e para në garën e 3000 metrave me pengesa, që u mbajt në Lojërat Mesdhetare.

Kështu Shqipëria siguron medaljen e dytë të artë në Oran të Algjerisë, pasi e kishte fituar të parën në sportin e mundjes. Gega me kohën 9:14.29 vendosi rekord të ri kombëtar, të cilin e mbante vetë më parë.

Atletja shqiptare e kishte paralajmëruar suksesin dhe medalja erdhi. 4 vite më parë kishte bërë të njëjtën gjë në "Lojërat Mesdhetare", duke u renditur e para. Vitet kalojnë dhe Gega vazhdon të bëjë krenar vendin e saj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga