Skuadra e Napoli është në gjueti për zëvendësuesin e Luciano Spalletit. Emri që duket se bashkon të gjithë për trajnuesin e ardhshëm duket të jetë Luis Enrique.
I lirë pas përmbylljes se kontratës në Spanjë, Enrique duket se është edhe nën shënjestrën e Totenhaim-it. Gjithashtu edhe Chelsea dhe Atletico Madrid kanë një sy nga ish-i i Barcelonës. Gazeta “Le Parisien” e vendos emrin e spanjollit në krye të listës për Paris Saint-Germain.
Në Paris dhe pas fitores së kampionatit, duket se po përgatitet ndryshimi i Galtierit me një trajnues që kujton Zidan-in. Duket se dhe shoqëria pariziene është dakordësuar që trajnuesi ideal për zevendësimin është Enrique. E përditshmja “Le Parisien” shpjegon se kandidatura e tij është mjaft e dëshiruar.
Dy emra të tjerë thuhet se janë në lojë për zëvendësimin e Spalletit por pa unanimitet. Interesi i Paris Saint-Germain mund të komplikojë pak shpresat e Napolit për kalimin e Enriques tek të kaltërit.