
Kylian Mbappe mund të quhet zyrtarisht i larguar nga PSG në fund të sezonit. Edhe pse nuk ka një komunikim zyrtar nga klubi apo lojtari, është trajneri i skuadrës, Luis Ernique, që në një mënyrë e bën fakt të kryer.
Tekniku spanjoll i uron më të mirën në të ardhmen e tij yllit francez duke sinjalizuar se zyrtarizimi i largimit është shumë pranë.
“I uroj Mbapesë më të mirën për të ardhmen e tij. Ai është një lojtar fantastik, por edhe një person po aq fantastik. Sinqerisht i uroj atij vetëm më të mirat” – u shpreh tekniku spanjoll pas barazimit 2-2 kundër Reims në “Parc de Princes”.
Të gjithë presin që Mbappe të transferohet te Real Madrid dhe Los Blancos, raportohet të kenë bërë lëvizjet e tyre konkrete duke përgatitur kontratën e re për lojtarin.