Partizani dhe Teuta do të luajnë mes tyre në “Niko Dovana” sfidën e prapambetur, e cila është e vlefshme për javën e parë të Superiores. Ky takim u shty për shkak të angazhimit të demave në Conference League, teksa ditën e sotme do të startojë në orën 17:00.
Një përballje ku të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren dhe do të luftohet në çdo cep të fushës. Një ndeshje që pritet me mjaft interes dhe FSHF-ja e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje. “Neësport,al” ka mësuar edhe emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në “Niko Dovana”.
Arbitrat:
Partizani-Teuta
Arbitër kryesor: Olsion Yzeiraj (Patos)
Asistent 1: Egin Doda (Tiranë)
Asistent 2: Arbër Zalla (Tiranë)
Arbitër i 4: Sokol Bebja (Tiranë)
Var: Juxhin Xhaja (Tiranë)
Avar: Dorjan Maletaj (Tropojë)