
Në orën 13:30 do të luhen dy takime që janë të vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Në “Arenën e Demave” do të përballen Kukësi dhe Skënderbeu.
Ndërkohë në Kurbin do të sfidohen Laçi dhe Egnatia. Dy ndeshje që janë mjaft të rëndësishme për objektivat e ekipeve, që synojnë vetëm 3 pikët për t’u ngjitur në klasifikim.
Të 4 trajnerët e skuadrave kanë shuar çdo dilemë sa i takon formacioneve, ndërsa kanë zgjehdur edhe 11-tëshën më të mirë të tyre me të cilët do të zbresin në fushë.
Formacionet zyrtare:
KUKËSI - SKËNDERBEU
Kukësi: Tafas, Lamçe, Lala, Zhongo, Reçi, Fejzaj Smajli, Mehmetllari, Rashiti, Beshiraj, Salami. Trajneri: Stavri Nica
Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Randi, Rabiu, Lika, Lico, Frashëri,, Zenullari, Rashica, Frenklin. Trajneri: Ivan Gvozdenoviç
LAÇI - EGNATIA
Laçi: Dajsinani, Mjaki, Kurti, Da Silva, Taleb, Qato, Manellari, Ujka, Bibo, Bajramaj, Sobowale. Trajner: Mirel Josa
Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Zhoel, Aleksi, Mëllugja, Fernando, Ndreca, Spahiu, Paulauskas. Trajner: Edlir Tetova