Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Luhet paralelisht me Kosovën, “Dardanët” mesazh emocionues kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet paralelisht me Kosovën, “Dardanët” mesazh emocionues

Mbrëmja e sotme do të jetë vërtet emocionuese, teksa të gjithë tifozët do të presin me padurim të shikojnë ndehsjen më të rëndësishme të kombëtares shqiptare kundër Çekisë, takim që starton në orën 20:45 në “Air Albania”. Kjo ndeshje do të veshdosë shumë mbi kualifikimin e ekipit tonë në Gjermani në vitin e ardhshëm, ndaj merr dhe një vëmendje kaq të madhe.

Po sot në orën 20:45 do të luajë edhe Kosova në transfertë ndaj Andorrës. “Dardanët” janë tifozët më të zjarrtë të përfaqësueses së Kosovës, ndërsa mbështjetja e tyre nuk do t’i mungojë as kombëtares shqiptare.

Pikërisht “Dardanët” kanë bërë një emsazh emocionues për kuqezinjtë, ndërsa kanë shkruar se janë gjithë sy e veshë nga Tirana dhe presin që skuadra e Sylvinhos të shkruajë për herë të dytë historinë në Europian.

“Kuqezinjtë e Sylvinhos do ta kenë vëmendjen tonë me patjetër. Ne do të jemi sy e vesh kah Tirana. Lutemi për triumf e hapje të rrugës për evropianin e dytë në histori. Hajde Shqipëri!”, thuhet në postim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga